Tetova, siç raporton TV21, sipas të gjitha gjasave do të shkojë në balotazh, ku pritet të përballen kandidati i AKI-së për kryetar të kësaj komune, Bajram Rexhepi dhe kryetari aktual i Tetovës, kandidati i VLEN, Bilall Kasami.
Rexhepi përmes rrjeteve sociale ka shkruar se beteja për Tetovën vazhdon, transmeton Klankosova.tv.
“Tetovë faleminderit për votat e pastra dhe me zemër! Falënderoj çdo aktivist, çdo qytetar, për punën e palodhshme dhe besimin e dhënë. Beteja për Tetovën vazhdon. Me më shumë përkushtim, me më shumë forcë dhe me të njëjtin ideal, për një Tetovë me dinjitet!”, ka shkruar Rexhepi.
Nga ana tjetër, VLEN-i ka shpallur fitoren të dielën për Tetovën.
Në një konferencë për media, Adnan Azizi nga VLEN-i ka pohuar se kanë fituar në Tetovë, por edhe në shtatë komuna të tjera.
https://klankosova.tv/vlen-i-shpall-fitoren-ne-tetove-feston-me-kenge-e-valle-video3/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.