Këtë të shtunë në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova u diskutua se si të përgatiten fëmijët për klasën e parë.
E ftuar për të trajtuar këtë temë ishte Gëzime Rexhepi-Çollaku nga institucioni parashkollor "Bardha Akademi".
Ajo tregoi se në këtë institucion gjatë vitit parashkollor fëmijët vlerësohen dy herë për zhvillimin intelektual dhe fizik të tyre dhe me pas ky raport iu dorëzohet prindërve.
"Ka raste kur fëmija është më i pjekur sesa moshën kronologjike që e ka dhe ne i sugjerojmë prindërit që duhet të këshillohen edhe me ndonjë psikolog shkollor. Mirëpo kur fëmija nuk e arrin pjekurinë aty e kemi paksa një hezitim sepse është një temë e ndjeshme, megjithatë edhe aty i sugjerojmë prindërit që të këshillohen me një psikolog shkollor që ta marrin hapin e duhur për regjistrimin e fëmiut në klasë të parë".
Njohësja shumëvjeçare e arsimit parafillor theksoi se është e rekomanduar dhe e rëndësishme që prindërit të konsultohen me psikologë shkollorë para regjistrimit të fëmijëve të tyre në klasë të parë.
https://www.youtube.com/watch?v=5CBtyM2To7Q
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.