Rezidenca luksoze e yllit amerikan të muzikës, Cher në Malibu të Kalifornisë, një vend që konsiderohet si shtëpia e saj për dekada, tani më duket të jetë gati për t'u shitur, me një çmim që i përshtatet një prej kohërave më të njohura të muzikës.
Ikona e popit ka renditur shtëpinë mahnitëse të saj për 85 milionë dollarë, një rritje e pabesueshme nga 2.95 milionë dollarë sa i kushtoi asaj ta blinte rezidencën në vitin 1989.
Shtëpisë së frymëzuar nga Italia iu deshën pesë vjet për t'u ndërtuar dhe është një bukuri e vërtetë me pothuajse të gjitha detajet që mund të imagjinoni.
Shtëpia shtrihet në rreth 1.7 hektarë dhe ka 40 palma të kompletuara me një oborr bashkë me shatërvan.
Rezidenca kryesore ka 7 dhoma gjumi, një suitë me një dhomë meditimi dhe dy dollapë, një ambient të brendshëm e një të jashtëm, palestër dhe një kinema në shtëpi.
Me sa duket, ka edhe një dhomë parukerie, ndërsa i tërë kompleksi shoqërohet me pamje nga Oqeani Paqësor.
Sipas mediave amerikane, një fluks interesimi veç se ka filluar nga njerëz të shumtë që duan të jetojnë në kompleksin e yllit të hitit "If I could turn back time".

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.