Rezoluta e luftës e parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.
90 vota ishin për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton Klankosova.tv
Deputeti Nait Hasani nga PDK ka paraqitur pikat kryesore të propozimit të rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të Luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës dhe afirmimin e sakrificës së popullit shqiptar.
Përcaktimi i institucioneve të Kosovës për të kryer hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të vetmen të dhëna janë nga instituti.
Inkurajimi i institucioneve të drejtësisë për të vazhduar punën e nisur për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë.
Nderimi me përulje sakrificës sublime të popullit shqiptar.
Dënimi i çfarëdo përpjekjeje zyrtare që synon amnistimin e Serbisë nga përgjegjësia për krimet e luftës në Kosovë, shkruan Klankosova.tv
Dënimi i çdo forme të shtrembërimit të fakteve historike që lidhen me luftën në Kosovë në vitin 1998-1999.
Dënimi i nismave si ekspozita e fundit që provokojnë ripërjetimin e dhembjeve.
Ftesa për Institutin që sa më parë të dokumentojë masakrat në Kosovë.
Mbështetje dhe inkurajim përgatitjes për ta paditur Serbinë për krimet gjenocidale të kryera në Kosovë dhe të tjera. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/nait-hasani-paraqet-propozimin-e-rezolutes-per-mbrojtjen-e-te-vertetes-historike-te-luftes-ne-kosove/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.