Është bërë numërimi i rreth 30% të votave në Shqipëri.
Partia Demokratike po prin në disa zona, ndërsa në përgjithësi votat duket se po shkojnë ndaj Partisë Socialiste, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani.
Procesi është zhvilluar në atmosferë të qetë, përfshirë edhe momentin e mbylljes së vendvotimeve mbrëmë në orën 22:00.
Megjithatë, nuk kanë munguar incidentet e vogla dhe akuzat, veçanërisht nga ana e Sali Berishës, i cili në një konferencë për media mbrëmjen e kaluar akuzoi Partinë Socialiste për parregullsi.
Ai theksoi se asgjë nuk do ta ndalë vullnetin e sovranit për të votuar lirshëm dhe u shpreh i bindur se shumica e qytetarëve do të mbështesin Partinë Demokratike.
Në pyetjen se a do ta pranojë verdiktin përfundimtar të votuesve, Berisha u përgjigj se është optimist për fitoren e partisë së tij.
https://youtu.be/vs3ZKoCBr70
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.