Fatmir Bytyqi që ishte kandidat i pavarur në zgjedhjet e 9 shkurtit, mori fiks 121 vota, ani se në terren i pati të angazhuar 168 persona si komisionerë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndonëse nuk e votuan, ai nuk ka pakënaqësi me ta e as nuk është i hatruar, raporton Kiks Kosova.
As vetë nuk priti më shumë nga zgjedhjet. Megjithatë, me Ferizajn doli paq.
8 vota i mori gjithsej, 7 mbase të familjarëve që tha se i angazhoi atje si komisionerë zgjedhorë, e edhe votën e tij.
Premtimet që dha në fushatë nuk binden shumë veta, megjithatë Bytyqi thotë se do të mendojë garimin apo jo edhe në zgjedhjet e ardhshme. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=D5lM-I2eCXQ
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.