Bendi ikonik britanik, Pink Floyd, është ribashkuar për ta incizuar këngën e parë pas 28 vjetësh.
Kënga quhet “Hey Hey, Rise Up” dhe mban firmën e David Gilmourit, Nick Masonit, si dhe Guy Prattit dhe Nitin Sawhneyt.
Mirëpo, kënga është bashkëpunim me këngëtarin ukrainas, Andriy Khlyvnyuk i cili është pjesëtar i bendit, Boombox.
Gilmour ka thënë për këtë këngë që është demonstrim i “zemërimit ndaj një superfuqie që e pushton një komb paqësor”.
Mirëpo, kënga po ashtu rrit moralin për popullin ukrainas dhe bën thirrje për paqe, shkruan BBC.
https://www.youtube.com/watch?v=saEpkcVi1d4&feature=emb_title
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.