Një grua nga Misuri, e cila humbi unazën e shkollës së mesme 42 vjet më parë, u ribashkua me të pasi u ble nga një burrë nga Texas për 3.25 dollarë.
Jackie Schauer nga Lake St. Louis tha se bashkëshorti i saj së fundmi mori një telefonatë misterioze nga një i panjohur në Texas , i cili e pyeti nëse e njihte një grua me emrin e saj të vajzërisë.
Telefonuesi tha se unaza e klasës së Schauer ishte një nga disa që ai ka blerë nga vende të ndryshme derisa ishte në kërkim të unazës së tij të humbur.
Escobedo tha se filloi të blinte unaza dhe përdorte informatat që merrte prej tyre – emrat e shkollave, datat dhe inicialet – në përpjekje për t’i gjetur pronarët e vërtetë.
Këtë proces ai e ka dokumentuar në llogarinë e tij të Facebook-ut të titulluar Class Rings Bought to Reunite to Rightful Owners.
Escobedo tha se së fundmi bleu unazën e Schauer – të cilën ajo e mori nga Shkolla e Mesme e Lartë Morton në Cicero – në një dyqan për 3.25 dollarë.
Schauer tha se unaza i bënte ende në gishtin e saj, por vetëm në atë të voglin. Ajo postoi një fotografi në grupin e Facebook-ut të Escobedos, me një mesazh falënderimi.
Është me të vërtetë shumë, shumë interesante ajo se çfarë ky zotëri po bën. Dhe i jam mirënjohëse. Ai ka një shpirt të mirë”, tha Schauer.
https://www.youtube.com/watch?v=1SotrNBQOuk&feature=emb_title
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.