Komuna e Vushtrrisë është duke e ndërtuar një urë për këmbësorë në Novolan, skaj vigut 60 vjeçar i cili, sipas banorëve, po shfaq rrezik për ata që duan ta kalojnë lumin Silnica.
Banorët e fshatit kanë provuar ta ndreqin të vjetrin, por në mungesë të buxhetit nuk kanë arritur të bëjnë ndërhyrje vetanake. Prandaj po e mirëpresin investimin komunal.
Sipas kryetarit Ferit Idrizi, ky dhe vigu i ngjashëm në Stanoc të Epërm, i afron banorët e zonës me qendrën e qytetit. Dy projektet pritet të kushtojnë rreth 39 mijë euro.
Për ruajtje të memories kolektive, i ashtuquajturi "Vigu i Novolanit" nuk do të shkatërrohet, derisa pas 3 vjetëve në plan është që ura e re të zgjerohet edhe për qarkullim të veturave.
https://www.youtube.com/watch?v=V0RtFSwfIKk
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.