Rihanna thuhet se po planifikon të martohet me të dashurin e saj ASAP Rocky në Barbados, pas lindjes së fëmijës së tyre.
Këngëtarja dhe reperi, të dy 33 vjeç, njoftuan se ishin në pritje të fëmijë së tyre të parë, të hënën e kaluar, duke zbuluar lajmin me fotografi rrugëve të New York-ut.
Tashmë thuhet se çifti po planifikon të kurorëzohet në atdheun e Rihanna-s dhe madje kanë zgjedhur kryeministren e këtij vendi, Mia Mottley, si kumbare për foshnjën e tyre.
Një burim i tha The Sunday Mirror: “Rihanna është e dashuruar marrëzisht me të dashurin. Ata kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe Rihanna ka qenë gjithmonë mjaft tradicionale. Ata do të martohen, me siguri. Ajo u ka thënë miqve se dëshiron të jetë me të përgjithmonë, dhe ai ka thënë të njëjtën gjë.
Burimi shtoi se dasma do të bëhet në Barbados sepse të dy kanë familjet atje dhe është një vend i veçantë për ta, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.