Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, dhe reperi amerikan, A$AP Rocky, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Çifti u pa duke ecur në Nju Jork të premten dhe këngëtarja e “We Found Love” nuk po bënte asnjë përpjekje për të fshehur barkun e fryrë, në fakt, ajo po e shfaqte atë me krenari, pavarësisht temperaturave të ftohta dhe borës.
Rihanna, 33 vjeçe, u fotografua me një pallto ngjyrë rozë të ndezur, të cilën e kishte lënë të hapur nga poshtë gjoksit, duke treguar kështu barkun e fryrë, që duket të jetë disamuajshe shtatzënë.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.