Këngëtarja Rihanna, sërish e ka ekspozuar barkun e saj në Beverly Hills, derisa ishte duke dalë për darkë.
Kështu në po të njëjtën mënyrë, edhe para disa dite, 33-vjeçarja ka dalë dhe e ka konfirmuar shtatzëninë e saj të parë me të dashurin, ASAP Rocky.
Këtë herë ajo u pa vetme, të veshur pati një bluzë të zezë e cila ia vinte në pah barkun e rrumbullakosur dhe disa pantallona ngjyrë të zezë.
Rihanna veshjen e saj e shoqëroi me disa zinxhirë nga Jacquie Aiche dhe një palë syze dielli të zeza, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
Këngëtarja në rrjetin e saj social Facebook i ka publikuar disa fotografi që shihet se si dukej.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.