Këngëtarja e famshme Rihanna u ka dhënë fansave pamjen të parë të djalit të saj, shtatë muaj pas lindjes.
Të shtunën në mëngjes, këngëtarja 34-vjeçare ndau një video të djalit në llogarinë e saj në TikTok.
"Të provosh të marrësh telefonin e mamasë?", shkroi me shaka këngëtarja krahas videos së publikuar.
Postimi i saj vjen pas raportimeve se superylli tashmë po mendon të ketë një tjetër fëmijë me të dashurin e saj, reperin ASAP.
“Rihanna dhe A$AP janë shumë të dashuruar dhe kalojnë kohën më të mirë së bashku”, tha burimi për ET, muajin e kaluar. Ata janë gjithashtu një ekip i mrekullueshëm kur bëhet fjalë për të qenë prindër të djalit të tyre.
“Ajo do të donte të kishte më shumë fëmijë me A$AP në të ardhmen”, tha burimi.
https://www.tiktok.com/@rihanna/video/7178123165229419818?embed_source=70846779%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_name&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1&refer=embed&referer_url=people.com%2Fparents%2Frihanna-shares-first-look-at-baby-son-with-asap-rocky-tiktok%2F&referer_video_id=7178123165229419818
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.