KOSTT ka njoftuar qytetarët se pas një angazhimi intensiv dhe pune të pandërprerë në terren, është rikthyer furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura përmes një zgjidhjeje të përkohshme, ndërkohë që ekipet po vazhdojnë angazhimin për garantimin e sigurisë së furnizimit për NS Prishtina 6.
Dëmet e konsiderueshme nga shembja e dheut e ndodhur dje në orët e pasdites në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, KOSST theksoi se kanë kërkuar masa sigurie.
“Në fazën fillestare punimet kanë qenë të kufizuara dhe janë zhvilluar në mënyrë të kontrolluar, në përputhje me standardet dhe kërkesat përkatëse”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
“KOSTT shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe punën e palodhshme të ekipeve tona, si dhe falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kosova dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.