Fitorja e epike e Rafael Nadal ka mundësuar që në finalen e Australian Open të rikthehet edhe njëherë dyshja e rivalëve të moçëm – Roger Federer vs Rafael Nadal, njofton Klan Kosova.
Spanjolli ka hequr shumë derisa arriti ta eliminojë, Grigor Dimitrov, në gjysmëfinalen e tij të parë në një “Grand Slam” qysh nga viti 2014 në sete 6-3, 5-7, 7-6, 6-7, 6-4.
Nadal, që po provon të fitojë për të 15 herë një titull të madh do të ballafaqohet me zviceranin, Roger Federer në Melburn të dielën.
“Kurrë nuk kam ëndërruar që të kthehem në finale të Australian Open”, ka deklaruar Nadal.
“Është diçka special për të dy ne që të luajmë përsëri në një finale të madhe. Sigurisht asnjërit nga ne nuk i ka shkuar mendja se do të jemi këtu përsëri”.
Federer në anën tjetër për të arritur në finale iu desh të djersitej shumë në një lojë me pesë sete me kundër bashkëkombësit të tij, Stan Wawrinka.
https://www.youtube.com/watch?v=_qTrhk2-VU8
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.