Pas rreth një viti nga ngjitja e fundit në ring, Manny Pacquiao do të kthehet në boksin profesionsit.
Më 14 korrik, në Kuala Lumpur të Malajzisë, ai do të sfidojë argjentinasin Lucas Matthysse, i cili që nga muaji janar është kampion botë në WBO për peshën Welter.
Pacquiao, tashmë 39 vjeç, nga pranvera e 2016-ës është zgjedhur senator në Filipine, teksa u tërhoq dy vite më parë nga boksi.
Por ai vendosi të kthehej në ring për të mbrojtur titullin botëror, të cilin e humbi më pas në duelin me australianin Jeff Horn në vitin 2017.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.