Logopedi Iljasa Fazliu është rikthyer në vendin e tij të punës tash e dy javë në Shërbimin për Çrregullime në të Folur dhe të Dëgjuar në Klinikën e ORL-së, në QKUK.
Veçse, kësaj here jo si shef por vetëm si logoped i këtij shërbimi, anise në nëntorin e kaluar SHSKUK e kishte pezulluar nga kjo pozitë disa ditë pas arrestimit, ku Fazliu dëgjohej duke e ofenduar pacienten 5 vjeçare me autizëm në ordinancën e tij private në Gjilan.
"Komisioni Disiplinor vendimin e ka bazuar në Çertifikatën mbi Dënimet Penale të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku I.F figuron se nuk është i dënuar me Aktgjykim të formës së Prerë", deklaruar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar
E, për dëshminë e Komisionit Disiplinor pati nevojë edhe Oda e Infermierëve, kjo për ri-licencim, ngase të njëjtit licenca e punës si profesionit i kishte skaduar në shtator të 2022.
"Në vërtetimin e Komisionit Disiplinor thuhet se nuk ka shkelje në QKUK dhe se ka të drejtë të kthehet në vendin e punës, por jo si shef", tregon Kreu i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemaj.
Logopedi Fazliu nuk kishte qenë më parë anëtarë i kësaj Ode, meqë licencën paraprake të punës e kishte nga MSh, ndaj fillimisht ju deshtë të aplikojë për anëtarësi dhe më pas të aplikoj për ri-licencim, ku tashmë Fazliu është në proces të ri-licencimit.
Përveç procesit të ri-licencimit si profesionist, televizioni merr vesh se logopedi ka aplikuar rreth dy javë më parë në AUVK edhe për pëlqim sanitar për hapjen e një ordinance të re private në Prishtinë, pasi që ajo e Gjilanit nuk ka qenë e licencuar nga ministria sa i përket ushtrimit të veprimtarisë.
https://www.youtube.com/watch?v=ndlV0YQuUTw
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.