Nuk duan t'i zë dimri pa gaz.
Për këtë qëllim shefi i diplomacisë hungareze Peter Szijjarto u nis drejt Moskës për të kërkuar sasi më të mëdha të gazit.
Këtë e bëri në ditën kur autoritetet shtetërore hoqëm kufizimet e përdorimit të gazit për familjet hungareze.
Nikoqiri rus nuk e kthej duarthatë ministrin e jashtëm të Hungarisë, vendit të vetëm të BE-së që i është mundësuar blerja e plotë e gazit rus.
"Kjo kërkesë do të raportohet dhe shqyrtohet menjëherë”. premtoi, Sergej Lavrov, ministri i jashtëm rus.
Kësi qasje Rusia nuk ka edhe për vendet tjera të unionit.
Ajo të enjten lëshoi vetëm 30 për qind të gazisjellsit Nord Stream 1, pasi 10 ditë mbyllje të riparimeve teknike.
Mos furnizimi me kapacitet të plote të saj nervozoi ministren e jashtme gjermane, Analena Barbock.
“Kjo luftë nuk po zhvillohet vetëm me armë kundër Ukrainës, por se lufta hibride nënkupton gjithashtu edhe përdorimin e varësisë nga energjia si mjet lufte”, tha Annalena Baerbock, ministre e Jashtme gjermane.
Por për këtë, Moska la fajtor perëndimin, që sipas saj, nuk lejoi intervenimin teknik në disa pjesë të gazsjellësit dhe si rezultat është pamundësuar funksionimi i plotë i tubacionit.
https://www.youtube.com/watch?v=Pnsb01FqGk0
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.