Bëri bujë gjithandej me vetëm një projekt e që ishte “Medelina”. Ai, pas karantinës, u distancua nga tregu muzikor, ndonëse kishte një “fanbase” mjaft të madhe me hitet e tij.
Këngët e tij ishin hite në kohën kur Semi ishte shumë aktiv në publikimin e projekteve muzikore.
Shumë zhurmë, shumë aludime, e shpesh edhe llafe kafeneve qarkullonin për të.
“Medelina”, si projekt, bëri bujë të madhe edhe për faktin që mes rreshtave përmendet Unikkatili. Sot, a do kishte qarë Semi për Unikkatilin?
Shpesh artistët dinë të bëjnë pauza në muzikë, e ka edhe prej atyre që "harxhohen" e nuk kanë më çka t’i ofrojnë publikut.
Në momentin që Semi doli në skenë, shumë artistë të rinj asokohe nisën t’i dërgonin selame përmes rrjeteve sociale – e ndoshta edhe në disa prej këngëve të tyre. Sot që po flasim, a ka Semi marrëdhënie të mira me personat që dikur nuk lanë sharje pa ia drejtuar?
Edhe pse u tërhoq për një kohë nga skena, S4MM dëshmon se ende ka shumë për të thënë – si në muzikë, ashtu edhe jashtë saj. Me një rikthim që po pritet me kureshtje, mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë artisti nga Tetova në kapitullin e radhës të karrierës së tij.
https://www.youtube.com/watch?v=Mr9qLE-Ez2Q
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.