Influencerja e njohur, Rina Sahatçiu ka qenë e ftuara speciale në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.
Ajo foli rreth profesionit që bënë, dhe se sa i pëlqen kjo punë, transmeton Klankosova.tv.
“Mundona me qenë sa më reale në rrjetet sociale, mundohem me e normalizu jetën normale. Nuk e di sa mundem me arritë me transmetu atë energji te publiku, po në fund të ditës e bëj për qejf”, tha Sahatçiu fillimisht.
Ndër të tjera ajo thotë se me njerëzit e lidhin gjerat që i kanë të përbashkëta, dhe nuk e pengon nëse dikush është ndryshe dhe nuk ka pëlqim ose nuk e ndjek Rinën.
Por ajo shton se do të ishte mirë nëse disa nga komentet negative të ndaleshin, megjithëse Rina thotë se tani diçka e tillë nuk e pengon më.
Rina foli edhe për humbjen e dy prindërve të saj.
“Unë kam postuar momente me prindërit e mi edhe para se me vdekë ata. Në momentin që i poston momentet e mira, është më e lehtë. Dhe nuk më ka ndodhur vetëm mua kjo, por kam dashur ta ndajë rrugëtimin tim në këtë dhimbje, sa më ka mësuar, sa kam ndërruar dhe si e perceptoj tani jetën”, u shpreh Rina.
https://www.youtube.com/watch?v=koQGWTcwbgw
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.