Parku Cotswold Wildlife në Burford, Angli, ia ka vendosur emrin Queenie një rinoqeronti të porsalindur, për nder të Mbretëreshës Elizabeth II.
Emri iu dha rinoqerontit në festimin e Jubileut Platin të Mbretëreshës, i cili shënon 70-vjetorin e saj në fronin britanik.
Queenie ka lindur nga rinoqerontët, të cilët kanë sjellë në jetë edhe katër të tjerë. Ajo është gjithashtu viçi i nëntë i rinoqerontëve që ka lindur në park.
“Ne ndihemi shumë me fat që kemi një tjetër foshnjë femër Rhino, e cila është foshnja jonë e pestë femër radhazi. Të gjithë rinoqerontët këtu janë emëruar sipas njerëzve shumë të veçantë dhe mendoj se të gjithë janë dakord që viti 2022 do të jetë gjithmonë i veçantë për shkak të jubileut platin të Mbretëreshës Elizabeth”, ka thënë Reggie Heyworth, drejtori i Cotswold Wildlife Park, përcjell Klankosova.tv
"Mendova se mund të ishte pak arrogante ta quajmë fëmijën tonë të ri Elizabeth, kështu që në vend të kësaj, e pagëzova me emrin Queenie. Mendoj se është një emër i përsosur për një zonjë Rhino", vazhdoi ai.
Parku publikoi gjithashtu një video të Queeniet, pasi ajo u lirua nga një rrethim për herë të parë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.