Ka një javë që Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës ka nisur punët për rinovimin e amfiteatrit në parkun e Gërmisë.
Në Komunë thonë se rinovimi që po bëhet është një hap i qëlluar, sepse kjo hapësirë shfrytëzohet mjaft shumë, sidomos gjatë stinës së verës.
Rinovimi i amfiteatrit po e gëzon edhe profesorin universitar, Ilir Muharremi.
Ky thotë se punimet që po bëhen duhet të jenë edhe në fushën e artit skenik, e mos të jenë vetëm për aktivitete sportive e koncerte, pasi hapësira do të mund të shfrytëzohet edhe nga studentë, përkundër largësisë.
Veç amfiteatrit, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në emisionin “Ju Flet Prishtina”, ka paralajmëruar se brenda vitit të ardhshëm do të intervenohet edhe në ndryshimin e rregullimin e pishinës së Gërmisë. /Klankosova.tv
https://youtu.be/7v24TJauiRY
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.