Bunkeri i Gjon Serreqit në Shipashnicë të Kamenicës ka nisur të rindërtohet. Vendimi i gëzoi iniciatorët e projektit që ia propozuan si ide komunës qysh në vitin 2007.
Vendi, punimet në të cilin kanë filluar që 2 javë, planifikohet të rregullohet edhe përreth bunkerit e të shtrohet rruga deri te ai.
“Bunkerin duam ta lëmë monument që brezat e ardhëm ta dinë se si njerëzit kanë hyrë në dhe për çështjen kombëtare”, tha Sami Dërmaku, kryetar i Këshillit Organizativ të fshatit.
Projekti po punohet në bashkëpunim mes Komunës së Kamenicës dhe Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.
“Pasi kemi shpallur procedurën për shkak të vendit ku duhet të ndërtohet ky bunker nuk ka pasur ofertues per shkak të çmimit dhe jemi detyruar të bëjmë një lëvizje të buxhetit”, tha Bislim Zogaj, kryetar i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës.
Kështu agjencia ndau 16 mijë euro për projektin dhe katërmijë komuna. Nga kjo e fundit i thanë Klanit se punimet në bunker janë drejt përfundimit.
https://www.youtube.com/watch?v=aiJxku0Z7_E
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.