Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
KQZ-ja ka njoftuar se nga fillimi i këtij procesi dhe deri më tani janë rinumëruar mbi 77 për qind apo 1 mijë e 973 nga 2 mijë e 557 vendvotime.
Në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thuhet gjithashtu se procesi i rinumërimit është përmbyllur në 28 komuna./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.