Kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri tek ceremonia e hapjes së lojërave olimpike, Rio de Janeiro u përfshi nga fishekzjarre që po dilnin nga stadiumi Maracana, ku po bëheshin provat e fundit.
Detajet e ceremonisë së pesë gushtit janë ende shumë të paqarta, por vullnetarja dhe studentja e artit - Camila Almeida, ka thënë se përgatitjet po shkojnë në rregull.
Por fryma e festimit ishte zbehur në zonën përreth, pasi një banor lokal ishte grabitur nën kërcënimin e thikës nga tre djem të rinj.
Dëshmitarët raportuan se policisë i është dashur një orë e plotë për të arritur në vendin kur kishte ndodhur grabitja në mes të stadiumit Maracana dhe stacionit të metrosë, pavarësisht dislokimit më të madh ndonjëherë të vendit në personelin e sigurimit për përiudhën e Lojërave Olimpike.
Bëhet e ditur se 85 mijë anëtarë të forcave të armatosura, ushtrisë, policia civile dhe federale u angazhuan për të siguruar sigurinë dhe rendin gjatë mbajtjes së lojërave olimpike.
https://www.youtube.com/watch?v=eo9ZSjkcAlU
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.