Shkolla fillore e mesme e ulët "Iliria" në kryeqytet është duke u renovuar në tërësi nga Ndërmarrja Publike Banesore, të cilën e ka kontraktuar komuna e Prishtinës në vlerën e gati 300 mijë eurove.
Veç renovimit, në këtë shkollë janë shtuar edhe kabinete, ai i fizikës, gjeografisë, biologjisë e artit figurativ si dhe tanimë do të jenë dy paralele të parashkollorëve.
Klasë më shumë do të kenë edhe parashkollorët e ShFMU “Ismail Qemali”, me dy të reja.
Ky institucion arsimor është pajisur edhe me kamera brenda e jashtë objektit si dhe me zile të reja.
https://www.youtube.com/watch?v=4MHi0SqkLHc
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.