Nexus 5X është një nga telefonët më të mirë të brezit të telefonëve për buxhet të mesëm.
Pasi doli në treg bashkë me Nexus 6P ai është bërë telefoni i pëlqyer ata që duan të telefon të mirë, jo shumë të shtrenjtë dhe që vazhdon linjën e njohur të Nexus-it, njofton Klan Kosova.
Ka një ekran 5 inçësh, 1080p, LCD jo AMOLED që ka të përmirësuar dukshëm këndet e shikimit në dritë të diellit, që nuk e ndikon shumë baterinë.
Kur flasim për të – baterinë, Nexus 5X ka bateri me kapacitet 2700 mAh, që është i mjaftueshëm për të kaluar një ditë me përdorim të zakonshëm të telefonit.
Diçka që e përmirëson edhe më kohëzgjatjen e baterisë është një nga risitë që vie bashkë me Android Marshmalloë, e quajtur Doze. Ajo bën që kur telefoni nuk është duke u përdorur bateria të harxhohet në minimum – dy ose tre për qind në tetë ose nëntë orë.
Telefoni për port ka USB-C që është standardi i ri në pajisje teknologjike, plus Fast Charging, njofton Klan Kosova.
Për një telefon 400 dollarësh, Nexus 5X ka të gjitha ato që mund të kërkohen nga ky brez i telefonëve.
Ka procesor Snapdragon 808 dhe 2 GB RAM, që mjaftojnë për ta bërë mirë punën e procesimit të të dhënave.
Pasi Nexus 5X është pak më i vogël se Nexus 6P lexuesi i shenjave të gishtërinjëve prapa është më lehtë i qasshëm për përdoruesit me duar të vogla.
Ky telefon është për ata që duan të jenë përdorues të Nexusit, për ata që duan që të jenë të parët – jo të dytët për t’u përditësuar dhe që e duan eksperiencën e Stock Android-it.
klankosova.tv
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.