Ajo erdhi në Kosovë pas 3 vitesh, që kur ishte për herë të fundit për xhirimet e klipit të këngës “Shine Your Light” në vitin 2012.
Ishte dasma e një mikut të saj ajo që e solli Rita Orën në vendin e saj të lindjes.
Për më tepër ajo e dëshmoi se përveç angazhimeve të mëdha gjen kohë për familje, e madje tregoi se edhe pse u rrit në Angli, me muzikë shqipe vallëzon bukur.
Përveç se u bë lajmi i ditës në mediat e Kosovës, për vizitën e saj në vendlindje shkruajtën edhe mediat e huaja, duke komentuar mbi pamjen e saj.
Kurse, një ditë pas dasmës ajo nuk ka harruar që të shprehet falënderuese për miqtë e saj që u martuan.
“Natën e mbrëmshme. Dasma ishte surreale. Faleminderit Arlit dhe Filiz”, ka shkruar Rita në profilin e saj në instagram.
https://instagram.com/p/8q46Vrxs2L/?taken-by=ritaora
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.