Rita Ora u emocionua shumë kur gjatë audicionit të fshehur në
The Voice Australia e dëgjoi një konkurrente duke e kënduar këngën e saj R.I.P.
Konkurrentja e quajtur Asha zgjodhi që në këtë garë këndimi të paraqitej me hitin e këngëtares kosovare, që është edhe një nga hitet e saj më të mëdha.
“Jam shumë e emocionuar sepse kjo këngë e nisi karrierën time”, i tha Rita vajzës 23-vjeçare, për të cilën u ngrit në këmbë për ta duartrokitur.
Asha në fund e zgjodhi Ritën si trajnere të saj për garën e saj në këtë show këndimi.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.