Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka shkruar një dedikim special për paraqitjen e sontme të saj në organizimin në Tiranë.
''Ky udhëtim ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mezi pres sonte'', shkruan mes tjerash, Ora në facebook, transmeton klankosova.tv.
''Sigurohuni që të arrini në Sheshin Skënderbej herët për të parë linjën e mrekullueshme të të gjitha femrave që performojnë sonte! Shihemi më vonë djema!''.
Sonte, në Javën e Kulturës Britanike, ajo do të performojë në sheshin Skënderbej, në një koncert falas për të gjithë qytetarët.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.