Këngëtarja Rita Ora po i bashkohet panelit të jurisë të shou-t "The Masked Singer" të sezonit të 11-të, që është premierë vitin e ardhshëm. Ajo do t'i bashkohet Ken Jeong, Jenny McCarthy-Wahlberg dhe Robin Thicke.
Ora zëvendëson Nicole Scherzinger. Mediumi Fox tha se të dyja këngëtaret do të "shkëmbejnë kontinentet", pasi Scherzinger ka vendosur të performojë në një shfaqje në West End të Londrës duke filluar nga fundi i këtij muaji.
Sezoni i dhjetë fillon më 27 shtator.
Rita ka qenë pjesë e jurisë në "The Masked Singer UK" për katër sezone dhe ishte trajnere në" The Voice of Australia". Ora ishte gjithashtu juri në "The X Factor UK" dhe drejtoi "America's Next Top Model" për një sezon, shkruan NEXTTV, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.