Rita Ora bëri një largim me stil nga një studio në Nju Jork të hënën, pasi xhiroi shfaqjen e re televizive me Andy Cohen dhe Diplon. Këngëtarja ka veshur një bluzë gri vezulluese dhe një fund të ngjashëm me një çarje deri në kofshë.
Gjithashtu ajo kompletoi veshjen me një palë çizme lëkure të zeza deri tek gjuri dhe një çantë dore argjendi, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv
Rita së fundmi është kthyer nga Festivali i Filmit në Venecia ku ka mahnitur me ansamblet e saj të spektaklit, ndërsa ka një orar plot aksion me festa të mrekullueshme për Javën e Modës në Nju Jork, ku humbi një ngjarje të rëndësishme së fundmi dasmën e ish të dashurit të saj Calvin Harris me Vick Hope.
Sa i përket lidhjes së saj, ajo kishte deklaruar se Calvin ishte personi i parë me të cilin ra në dashuri me të vërtetë, por thuhet se mbeti 'e zënë ngushtë' kur ai njoftoi ndarjen e tyre publikisht përmes Twitterit.
U pretendua se Rita nuk ishte në dijeni se Calvin do ta bënte deklaratën në faqen e mediave sociale që thoshte: "Për të adresuar spekulimet, unë dhe Rita i dhamë fund lidhjes sonë disa kohë më parë dhe i uroj gjithë të mirat”.
Ndërkaq thuhet se Calvin i dha fund lidhjes pasi ish çifti kishte debatuar prej muajsh dhe se tensionet dukej se po përkeqësoheshin mes çiftit, pasi ai e 'ndaloi' Ritën të performonte këngën “I Will Never Let You Down”.
Megjithëkëtë, duke hedhur poshtë spekulimet se dyshja janë ende në mosmarrëveshje, ajo u sigurua të thoshte se ai është një djalë i shkëlqyer dhe se janë në marrëdhënie të mira tani.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.