Këtë herë në bisedën tonë javore me Dr.Rita Parashumti, kemi zgjedhur të flasim se si të përballemi me depresionin, një sfidë e cila ka prekur rreth 5% të popullatës në botë.
Depresioni po prek dhe shumë të rinj dita ditës, ndërsa sipas Parashumtit përballimi i saj nuk duhet të bëhet i vetëm.
Çfarë doktoresha sugjeron për të gjithë ata të cilët vetëm se duan të zvogëlojnë pasojat e depresionit, është Omega 3, të cilat përdoren për ngritjen e serotoninës.
Përveç saj, ajo preferon një dietë të pasur me ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik përreth 30 minuta në ditë dhe gjetja e disa kënaqësive të cilat ju dhurojnë qetësi të brendshme.
Se cilët janë faktorët që sjellin depresionin dhe cilat janë metodat tjera në përballimin e saj, ndiqeni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=30VsjHD2LEw&t=158s
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.