Garuesja kosovare, Rita Zeqiri, ka fituar medaljen e artë në garën ndërkombëtare të triatlonit "Tirana Triathlon 2021".
Zeqiri doli e para në kategorinë e fermave në garën që u mbajt në Tiranë, njofton Klankosova.tv.
Në po të njëjtën garë veçse në kategorinë e meshkujve, suksese arriti edhe Albion Ymeri, që përfundoi i katërti, ndërkaq Valon Binakaj doli i shtati.
Pjesëmarrës në këtë garë ku kombinohen tre sporte, noti, çiklizmi dhe vrapimi ishin nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.