Dy skuadra me shumë traditë në hendbollin kosovar takohen mes vete në kryendeshjen e javës së 17-të të Superligës së hendbollistëve.
Të dielën nga ora 18:00 takohen Prishtina dhe Kastrioti i Ferizajt, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, transmeton Klan Kosova.
Është kjo ndeshje e rëndësishme për kreun e tabelës. Prishtina është e dyta me 28 pikë kurse Kastrioti i katërti me 22 pikë.
Derbi përmbyll javën e 17-të. Ndeshjet tjera janë të shtunën: Besa Famgas - Vushtrria (15.30), Llapi - Trepça (19.00), Drenica - Drita (19.00), Prizreni - Vëllaznimi (16.00).
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.