13.01.2023 · përditësuar para 1258 dite1 min lexim
Rivali i Al Nassr, Al Hilal thuhet se janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi.
Klubi arab është i gatshëm të joshë fituesin e Kupës së Botës 2022 pasi rivali i tyre transferuan Cristiano Ronaldon në një marrëveshje dyvjeçare me një pagë 200 milionë euro në vit.
Sipas mediave botërore, Al Hilal do t’i ofrojë Messit dyfishin që fiton Ronaldo tek Al Nassr për një vit.
Ndryshe PSG dhe Al Nassr do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me 19 janar.
Ndërkohë, është raportuar se shtatë herë fituesi i Topit të Artë dhe PSG janë afër arritjes së një marrëveshjeje për një rinovim të kontratës.
Marrëveshja e argjentinasi me gjigantët e Ligue 1 skadon në fund të sezonit, por Messi ende nuk e ka vënë në letër zgjatjen e kontratës pasi fitoi Kupën e Botës 2022 në Katar.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.