Vetëm tri ditë pasi MCC-ja aprovoi grantin qindra milionësh për Kosovën, delegacioni i kësaj korporate zbarkoi në qeveri për të diskutuar detajet se ku do të investohen mjetet.
Pjesa më e madhe e grantit është destinuar për rezerva dhe arbitrazh të energjisë, përkatësisht në bateri, të cilat ofrojnë rezervë deri në 340 MWh.
"Do të kryejnë funksionin e stabilizimit të frekuencave të rrjetit, si dhe shfrytëzimit të energjisë së ruajtur gjatë natës në orët më të ngarkuara gjatë ditës, që do të thotë ulje e importit të shtrenjtë të energjisë", tha ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ky investim vjen në kohën e një krize globale dhe në rritje të energjisë, gjë që u përmend nga drejtoresha e MCC-së në Kosovë, Sarah Olmstead.
"Të gjithë [në bordin e MCC-së] ishin të entuziazmuar për këtë program. Kam dëgjuar nga të gjithë përfaqësuesit se sa kritike dhe sa në kohë të duhur është ky program dhe me të vërtetë e shohim këtë si fuqi për të ndihmuar Kosovën në energjinë e pastër dhe duke pasur parasysh luftën në Ukrainë dhe sfidat e dimrit të kaluar, ndjenja ishte se Kosova nuk duhet të humbë kohë që të marrë këtë program".
Marrëveshja mes Kosovës dhe MCC-së, pra programi kompakt, duhet të ratifikohet edhe në Kuvend, andaj u kërkua që parlamenti ta trajtojë këtë çështje me prioritet.
https://www.youtube.com/watch?v=vTBM7DS955w
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.