Robert De Niro ka ndarë fotografi me vajzën e tij më të vogël, Gia.
Aktori 80-vjeçar mirëpriti vajzën me partneren e tij Tiffany Chen, në maj të vitit të kaluar. Ajo tani është 10-muajshe dhe ai thotë se sheh një ngjashmëri të jashtëzakonshme familjare kur e krahason atë me veten në fotografitë e vjetra.
Aktori foli për përvojën e tij me atësinë dhe ngjashmërinë e tij të përbashkët me Gian, ndërsa shfaqi atë në një foto të rrallë.
Roberti ndau me People një foto të tij duke përqafuar vajzën. Publikimi e shoqëroi atë me një foto bardh e zi të tij me babanë.
Ai tha se sheh “shumë ngjashmëri” në dy imazhet. Në fakt, ai shtoi se edhe vajza e tij e dytë më e vogël Helen, 12 vjeçe, i ngjan atij.
"Më kujton dy vajzat e mia më të vogla. E shoh edhe në një nga nipërit e mi", tha ai, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(749x0:751x2):format(webp)/robert-deniro-gia2-e8ad6853f9a84b4caf543fc823db6894.jpg)
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.