“Jam i gatshëm”
Kështu ka deklaruar sot boksieri kosovar Haxhi Krasniqi i cili mbajti konferencë të përbashkët për media me kundërshtarin e tij Jürgen Doberstein.
Dyshja do të takohet prap me datë 15 korrik ku do të luftojnë për titujt WBA Inter-Continental dhe WBO Inter-Continental në kategorinë super të mesme, njofton Klan Kosova.
Doberstein i cili momentalisht është bartës i brezit WBA Inter-Continental në karrierën e tij ka zhvilluar 23 luftëra, 20 nga të cilat i ka fituar duke u mposhtur dy herë dhe një herë është ndarë baras.
Për dallim prej Doberstein, junikasi 29 vjeçar i njohur ndryshe edhe si Robin Haxhi Krasniqi në karrierën si profesionist i ka zhvilluar 49 meçe, 45 prej të cilave i ka fituar ndërsa është mposhtur katër herë.
Për dy herë sfiduesin e titullit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë ky meç do të jetë një test i rëndësishëm i cili nëse kalohet me sukses do ti hapte rrugën për ta sfiduar titullin e më të mirit në botë për herën e 3’të në karrierë.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.