Boksieri kosovar, Robin Krasniqi ka lëshuar në status tejët befasues në rrjetet sociale, duke shkruar se ai është mposhtur në disa duele në mënyrë të jashtëligjshme.
Sipas tij, atij i janë bërë disa padrejta në meçët që kishte, transmeton Klan Kosova.
Krasniqi gjithashtu shtoi se të gjithë ata që e ndiejnë vetën të përmendur në këta rreshta, do të pësojnë nga ai.
“Unë vërtetë i kam humbur disa duele të boksit, ndër të tjera edhe për shkak se palë të treta iu kanë ndihmuar kundërshtarëve të mijë në mënyrë të jashtëligjshme, por thellë në zemër akoma nuk më ka mposhtur askush dhe as nuk do më mposht”.
"Ata që tani e ndiejnë vetën të përmendur, do të pësojnë gjithnjë ndaj meje, këtë ua premtoj, sinqerisht".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.