Një studim i ri ka treguar se pothuajse 2/3 e fuqisë punëtore në Gjermani do të mbetet e papunë. Prej 30.6 milionë banorëve të gatshëm për punë sa ka shteti gjerman, 18 milionë punëtorë do të zëvendësohen me robotë teknologjikë.
Ndonëse studimi kishte për qëllim që të parashikonte impaktin e teknologjisë në vendet evropiane dhe target kryesor kishte Finlandën dhe Holandë, ishte Gjermania ajo që surprizoi me rezultate.
Humbja e vendeve të punës, është çmimi që do të paguajë Gjermania për investimet e mëdha qe po i bën në sektorin e infustrisë. Fabrikat e mëdha të gjigantëve botërorë BMË dhe Volkswagen shumë shpejtë do t’i zhvillojnë aq shumë makineritë saqë nuk do të kenë nevojë për punëtorë.
Dy kompanitë e mëdha të veturave, janë gjenerues të vendeve të punës dhe pritet që ata t’i sofistikojnë aq shumë teknologjitë e tyre robotike, sa puna e njerëzve do të kryhet nga to në mënyrë më të shpejtë dhe më efiçiente.
Edhe punët administrative të cilat kryhen nga sekretarët e zyrave, sot ë zëvendësohet me makineri të cilat vetë i bëjnë algoritmet.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.