Shpërndarja e ushqimit me robotë nuk është më diçka që i përket fantashkencës.
Qindra robotë të vegjël – që janë të aftë për të mbajtur rreth katër pica të mëdha - tani po qarkullojnë nëpër kampuset e kolegjeve dhe trotuaret e qyteteve në SHBA, Mbretëri të Bashkuar dhe gjetkë.
Ndërsa robotët po testoheshin në numër të kufizuar përpara se të godiste koronavirusi, kompanitë thonë se mungesat e fuqisë punëtore të lidhura me pandeminë dhe një preferencë në rritje për shpërndarjen pa kontakt e kanë përshpejtuar shumë vendosjen e tyre, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Starship Technologies ka përfunduar së fundmi dorëzimin e saj të 2 miliontë.
Kompania ka më shumë se 1000 robotë në flotën e saj, nga vetëm 250 sa kishte në 2019.
Qindra të tjera do të vendosen së shpejti.
Ata po shpërndajnë ushqim në 20 kampuse në SHBA, 25 të tjerë do të shtohen së shpejti.
Ata po operojnë gjithashtu në trotuare në Milton Keynes, Angli; Modesto, Kaliforni; dhe vendlindja e kompanisë në Talin, Estoni.
Modelet e robotëve ndryshojnë - disa kanë katër rrota dhe disa kanë gjashtë.
Por në përgjithësi, ata përdorin kamera, sensorë, GPS dhe nganjëherë skanerë laser për të qarkulluar në trotuare dhe madje për të kaluar rrugët në mënyrë autonome./Klankosova.tv/.
https://www.youtube.com/watch?v=bpEI49YM7n4
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.