Një robot i inxhinierit të Universitetit Shtetëror të Uashingtonit, i cili peshon afërsisht sa tre kokrra orizi, ka hyrë në librin Guinness, si roboti më i lehtë zvarritës.
Nestor O. Perez-Arancibia, profesor në Shkollën e Inxhinierisë Mekanike dhe të Materialeve, ka krijuar këtë robot të ngjashëm me formën e brumbullit, me një peshë prej 88 miligramë, e barabartë me rreth tre kokrra oriz, transmeton Klankosova.tv
Roboti, i cili është afërsisht i njëjtë me një brumbull të vërtetë, mund të ngjitet në shpate, të lundrojë në lloje të ndryshme sipërfaqesh dhe të transportojë objekte deri në 2.6 herë më të rënda se pesha e tij.
Perez-Arancibia tha se qëllimi i tij është të përdorë robotë për të zgjidhur problemet inxhinierike duke imituar aftësitë e krijesave natyrore.
https://www.youtube.com/watch?v=fmlUZw68Ysk&t=60s
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.