Pavarësisht se nuk luajti asnjë ndeshje në vitin 2022, Roger Federer është, për të 17-in vit radhazi, tenisti që ka fituar më shumë para sipas listës së publikuar nga revista Forbes.
Zvicerani ka futur në xhep 90 milionë dollarë. Kjo shumë është fituar tërësisht falë kontratave të tij reklamuese, biznesit dhe aktiviteteve të tjera, pa përfshirë përfitimet nga ndeshjet në tenis.
Ndeshja e fundit që Roger Federer luajti ishte më 7 korrik 2021 kur humbi në çerekfinalen e Wimbledon nga Hubert Hurkacz i Polonisë, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Në vend të dytë është Naomi Osaka me 56.2 milionë dollarë, nga të cilat 55 milionë dollarë nuk lidhen me fitimet nga rezultatet e saj në turnetë që ka luajtur.
Podiumin e plotëson Serena Williams me 35.1 milionë (35 prej të cilave janë fituar jashtë fushës).
Rafa Nadal është tenisti i katërt me të ardhurat më të larta në vitin 2022 me 31.4 milionë dollarë.
Nga 10 më të mirët, ai është një nga fituesit më të lartë për turnetë e luajtur: 6.4 milionë.
Pesëshja e parë mbyllet me Novak Gjokoviç, i cili mori 27.1 milionë, nga të cilat 20 milionë erdhën nga fitimet jashtë fushës.
Top 10-shen e mbyll Carlos Alcaraz me 10.9 milionë, 5 milionë prej të cilave i fitoi nga rezultatet e tij të tenisit. Ai është tenisti me përqindjen më të lartë të parave të fituara në fushë me 45.8 për qind të fitimeve të tij që vijnë nga fitimet e turneut.
Të ardhurat e 10 lojtarëve më të mirë të tenisit arrijnë në 316 milionë dollarë, krahasuar me 320 milionë dollarë në 2021 dhe 343 milionë dollarë në 2020.
Forbes merr parasysh paratë e çmimeve të fituara në 12 muajt e fundit, që nga US Open 2021, për të përpiluar këtë listë.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.