Roger Federer ka mposhtur tenistin numrin një në botë Novak Gjokoviq për ta fituar titullin e tij të shtatë në mastersin e Cincinnatit këtë të diel.
34 vjeçari nga Zvicra, që në gjysmëfinale e mundi Andy Murrayn, fitoi me 7-6 (7-1) 6-3 në sete.
“Ne nxorëm më të mirën nga njëri-tjetri”, tha Federer pas takimit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Ne kemi luajtur shumë kundër njëri-tjetrit gjatë viteve”.
“Është më të vërtetë diçka speciale për mua”.
Me këtë fitore Federer ia mohoi tenistit serb Gjokoviq, që të ketë një sezon perfekt dhe t’i fitojë të gjithë nëntë turnet e mëdhenj brenda një viti, po ashtu kaloi në avantazh 21-20 në lojërat kokë më kokë me Gjokoviqin.
Kjo fitore do të ndikojë shumë edhe në vetëbesimin e Roger Federer për US Open që fillon me 31 gusht, shkruan BBC.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.