Teniseri nga Zvicra, Roger Federer, është tërhequr nga gara "French Open".
Largimi i tij ka ardhur një ditë pas fitores në 1/16-tën e finales kundër Dominik Koepfer, 1-3 në sete, njofton Klankosova.tv.
“Pas një diskutimi me ekipin tim, kam marrë vendim që duhet të tërheqem nga Roland-Garros sot. Pas dy operacioneve në gju dhe pas një viti të rikuperimit, është me rëndësi që ta dëgjoj trupin tim dhe të sigurohem që të mos e shtyej vetën shumë gjatë rrugës së rikuperimit".
"Jam i entuziazmuar që zhvillova tri takime. Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa kthimi në fushën e lojës”, ka thënë Roger Federer.
Largimin e tij e ka konfirmuar edhe Drejtori i "French Open", Guy Forget, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.