Bota iu bashkëngjit Britanisë së Madhe në pikëllimin pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë.
Mirëpo, vdekja e saj preku edhe rokerët britanikë që pushtuan skenën botërore të muzikës për dekada më radhë.
Rokerë legjendarë si Paul McCartney dhe Ringo Starr nga The Beatles, Mick Jagger nga The Rolling Stones, Rod Stewart, Roger Taylor dhe Brian May nga Queen, nderuan Mbretëreshën dhe shprehën pikëllimin për vdekjen e saj.
"Gjatë tërë jetës sime, Lartmadhëria e Saj, Mbretëresha Elizabetë II ka qenë gjithmonë aty. Në fëmijërinë time më kujtohet kur i shikoja pamjet nga martesa e saj në televizion," ka shkruar Jagger.
"Më kujtohet ajo si vajzë e re dhe e bukur. Për gjyshen tepër të dashur të kombit. Simpatitë e mia më të thella për familjen mbretërore".
Ndërkaq, edhe McCartney i ka thënë nja dy fjalë për mbretëreshën e ndjerë.
"Zot bekoje Mbretëreshën Elizabetë II! Pushoftë në paqe! Rroftë gjatë mbreti!", ka shkruar Paul McCartney.
\

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.