Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo ishte sot mysafir special i skuadrës Mercedes në Monaco, ku në fundjavë do të zhvillohet edhe gara e gjashtë sezonale e Formulës 1.

Portugezi është përshëndetur ngrohtësisht me yllin e Mercedesit, njëkohësisht kampionin në fuqi të botës, Lewis Hamliton, ndërsa ky i fundit i ka dhënë kënaqësinë Ronaldos së vogël, që të ulet në njëvendëshen e tij “fluturuese”.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.