Më 27 Nëntor të 2012-ës, në Sao Paolo, Jenson Button triumfoi në çmimin e madh të Brazilit, që ishte gara e fundit e atij sezoni.
Duket e pabesueshme, por rezulton të jetë çmimi i madh i fundit i fituar nga një pilot i McLaren. Prej tre sezonesh, skuadra me bazë në qytetin anglez Ëoking ka zhgënjyer totalisht, madje në Botërorin që sapo u mbyll u klasifikua e parafundit për konstruktorë, edhe pse është skuadra e dytë më e mirë në historinë e Formula 1. Sipas presidentit Ron Dennis shumë shpejt McLaren do të ngjitet aty ku i takon.
“Po planifikojmë një hap të madh përpara. Objektivi ynë është të rritemi më shumë, ndoshta duke bërë ndryshime në strukturë, për të patur burimet që kanë skuadrat protagoniste si Mercedes dhe Ferrari. Shoqëria është e fortë financiarisht. Mbështetja është aq e madhe sa do ta lejojë McLarenin të ecë përpara. Ky është motivi që nuk jam shfaqur shpesh gjatë sezonit.”
Sipas britanikut, gjatë 2016-ës nuk do të shfaqen problemet teknike që u ndjenë shumë gjatë këtij viti, me Fernando Alonson dhe Jenson Button që qëndruan më shumë në bokse.
“E dimë ku jemi dhe nga ku do të nisemi sezonin e ardhshëm. Po i shqyrtojmë problemet në themel, i kemi pranuar kritikat dhe po punojmë në drejtimin e duhur. Nuk do të renditemi më mes skuadrave të fundit.
Ron Dennis i siguroi të gjithë tifozët e McLaren se Fernando Alonso dhe Jenson Button do të mbeten dy pilotët e skuadrës britanike edhe për 2016-ën./supersport.al
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.