Vullneti gjatë ditës së sotme ka marrë një mori kritikash nga disa prej banoreve.
Pas debatit me Gresën dhe Xhenetën, ai u përball edhe me Rovenën.
Rovena i tha se është i dështuar dhe nuk ka fare lojë brenda shtëpisë së BBVK3.
Kjo pasi Vullneti i tha asaj se ajo nuk thotë asgjë specifike dhe sipas tij ka mendime të përgjithshme.
“Duhesh me nda shapin nga sheqeri”, i tha Vullneti, Rovenës.
Ndërsa kjo e fundit i tha se ky është person që bën intriga dhe tërhiqet, dhe sipas saj ai ka dështuar në lojërat e veta, transmeton Klankosova.tv.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=feG8xsPekYk
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.